
Prokurori Arben Kraja ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë dhe shkatërrimi i grupit kriminal shqiptar me ndihmë të autoriteteve holandeze.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, lidhur me këtë grup që drejtohej nga Shqipëria në disa shtete, ai tha se hetimi nisi pas informacionit nga autoriteteve holandeze dhe gjati dy vjet.
Prokurori tha se nga ky hetim janë konstatuar disa problematika që lidhen me shtrirje dhe shpërndarje e aktivitet kriminal të shqiptarëve jashtë vendit.
“Ata kishin kontaktuar shtetas shqiptarë të përfshirë në aktivitet kriminal. Në kontakt me autoritetet finlandeze, u krijua një skuadër e përbashkët hetimore. Dy vjet rresht, punë e përbashkët dhe kemi ardhur në ditën e sotme. Nga ky hetim, kemi nxjerrë disa problematika, tregojnë shtrirjen dhe shpërndarjen e krimit shqiptar jashtë Shqipërisë. Përfshirje nga Shqipëria drejt Finlandës, nga Spanja drejt Finlandës. Kemi arritur të kemi sukses, me metoda speciale të hetimit. Çështja konkrete, besimi i autoriteteve finlandeze, tregon se jemi në të njëjtin hap për të luftuar krimin e organizuar”, u shpreh Kraja.
Lini një Përgjigje