TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Qershor 2025, 10:25

Rritet numri i divorceve në gjysmën e vitit 2025, avokatja: Çiftet i bien shkurt, nuk i diskutojnë problemet

Shkruar nga Pamfleti

Rritet numri i divorceve në gjysmën e vitit 2025, avokatja:

Janë afro 12 mijë padi të regjistruara në vit pranë gjykatave shqiptare për zgjidhje të martesave të çifteve shqiptare.

Avokatja Aurora Marku ka folur lidhur me situatën e divorceve në Shqipëri. Ajo u shpreh se në gjysmën e vitit 2025, numri i divorceve i ka kaluar 7 mijë. Marku shprehet se çiftet nuk kërkojnë më rrugë për të shpëtuar martesën.

“Të them të drejtën vlera ka ardhur në rritje dhe ajo vlera që përmendët ju është e vitit të kaluar, jemi në gjysmën e vitit 2025 dhe shifra e divorceve i ka kaluar 7 mijë.

Kështu që i bie që 2025-a do të ketë shumë herë më shumë kërkesa në gjykata për zgjidhje martese.

Kohët e fundit çiftet i bien shumë shkurt dhe i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës, pa i ezauruar të gjitha rrugët për të parë shpëtimin e martesës, pa kërkuar një psikolog, pa u mbledhur familja për të diskutuar dhe të gjendej një zgjidhje dhe menjëherë i drejtohen gjykatës për zgjidhjen e martesës”, tha Aurora Marku për “Ora Nees”.

Lini një Përgjigje