TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2023, 20:32

Alfred Peza degradon RTSH/ Pas ndeshjeve të Kombëtares dhe Superligës, “shet” edhe Europianin

Shkruar nga Pamfleti

Alfred Peza degradon RTSH/ Pas ndeshjeve të Kombëtares dhe

Alfred Peza ka degraduar Radiotelevizionin Publik Shqiptar. Përveç shkarkimeve të padrejta dhe emërimeve nepotike, ai duket se ka mbyllur dritaren publike për sportdashësit.

Fillimisht RTSH humbi të drejtën e transmetimit të ndeshjeve të kombëtares dhe këtë të drejtë e mori televizioni ”Klan”. Skandali u thellua se RTSH nuk bleu dot as të drejtën e transmetimit të Superligës Shqiptare dhe ajo ju dha MCN-së.

Por sot i është vënë kapak degradimit, pasi RTSH nuk do të transmetojë Kampionatin Europian 2024. Për herë të parë në histori, televizioni publik do ulë qepnin gjatë Europianit, pasi këtë të drejtë e ka marrë “TV Klan” i Aleksandër Frangajt. Mësohet se RTSH as nuk ka tentuar ta blejë Europianin duke humbur miliona euro.

Skandali nuk është që këtë të drejtë e merr një televizion privat, por skandal është se shqiptarët paguajnë taksa. Në faturën e dritave paguhet dhe një tarifë për RTSH dhe këto para duket se po bëhen “rrush e kumbulla”. /Pamfleti

Lini një Përgjigje