TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Nëntor 2023, 20:05

Afera CEZ-DIA, Fatos Mahmutaj për intervistën me Vojsava Ismailiajn: Më tha se Meta i ka bërë shantazh dhe i ka marrë para Kastriotit

Shkruar nga Pamfleti

Afera CEZ-DIA, Fatos Mahmutaj për intervistën me Vojsava Ismailiajn:

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u mor në pyetje më 8 nëntor në SPAK në lidhje me aferën CEZ-DIA me një dëm në buxhetin ne shtetit prej 414 milionë euro. Ai pretendoi se rihapja e çështjes është politike dhe e bazuar në kallëzimin e një të dënuari për shpifje.

Sot në emisionin “Studio Live” në Report Tv, gazetari Fatos Mahmutaj ka zbardhur detaje të reja mbi intervistën që ka realizuar me Vojsava Ismailajn, bashkëshorten e Kastriot Ismailajt pronar i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Meta. Vojsava Ismailaj, siç deklaroi Mahmutaj ka akuzuar Metën se i ka bërë presion bashkëshortit të saj, madje “se i ka marrë para”.

-Ke bërë një intervistë pak vite më parë me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt Vojsava Ismailaj? Cfarë nuk është publikuar?

Fatos Mahmutaj: Ajo akuzonte Ilir Metën si njeri që i bënte shantazh Ismailajt, i kërkonte para. Më ka thënë se Meta ishte ai person që bënte presion se i duheshin. Ajo më tha se e ka paguar disa herë. Në momentin që nuk e pagoi ai u hodh si një mish për top në organet e drejtësisë për tu arrestuar.

-A do ketë drejtësi për këto dy çështje të rëndësishme?

Besoj se gjërat po shkojnë ku duhet pak nga pak dhe besoj se autorët e këtyre çështjeve do ndëshkohen.

Lini një Përgjigje