TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Shkurt 2026, 22:34

Alarmi për sigurinë e bombolave të oksigjenit, Spitali i Lushnjës justifikohet: Shkresa është e vitit 2024

Shkruar nga Pamfleti

Alarmi për sigurinë e bombolave të oksigjenit, Spitali i

Pas akuzave publike të deputetit të PD-së, Saimir Korreshi, për mungesë sigurie në repartin e gazeve mjekësore, Spitali Rajonal i Lushnjës ka reaguar duke u justifikuar se dokumenti i publikuar i përket datës 31 dhjetor 2024 dhe nuk pasqyron situatën aktuale.

Në deklaratën e shpërndarë përmes Ministrisë së Shëndetësisë, drejtuesit e spitalit theksojnë se shkresat e cituara nga deputeti i referohen një periudhe të mëparshme dhe sipas tyre, deri më sot nuk është regjistruar asnjë incident teknik apo shpërthim që të ketë rrezikuar pacientët dhe stafin.

“Reparti i oksigjenit nuk ka një pozicion formal përgjegjësie në organikë; për nevoja organizative është ngarkuar një punonjës teknik me arsim përkatës. Fikëset e zjarrit janë të instaluara dhe funksionale, ndërsa bombolat furnizohen nga operatori kontraktues, i cili mban përgjegjësi për gjendjen teknike të tyre”, thuhet në reagim.

Spitali sqaron gjithashtu se zhvendosja e pavijoneve, në kuadër të rikonstruksionit, është kryer sipas një plani të miratuar dhe në përputhje me standardet teknike, me dijeni të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Korreshi deklaron se është vënë në dijeni të disa dokumenteve dhe relacioneve të punonjësve të repartit të oksigjenit, ku sipas tij evidentohet mungesë e theksuar e kushteve të sigurisë teknike. Sipas shkresës së datës 13 dhjetor 2024, specialistët kanë paralajmëruar për rrezik maksimal dhe mundësi katastrofe për shkak të kushteve në repartin e gazeve mjekësore.

Lini një Përgjigje