
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se rruga drejt Thethit do të vijojë të qëndrojë e mbyllur, si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë për ortekë në këtë segment.
Sipas ARRSH-së, kontraktori i mirëmbajtjes ndodhet në terren dhe po monitoron nga afër situatën. Megjithatë, ndërhyrja me mjete të rënda në këto kushte mund të aktivizojë rrëshqitjen masive të shtresës së dëborës, duke shtuar rrezikun për përdoruesit e rrugës.
Autoritetet theksojnë se siguria e qytetarëve mbetet prioritet dhe u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë aks rrugor deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe stabilizimin e plotë të situatës.
ARRSH bën të ditur se do të informojë menjëherë opinionin publik sapo rruga të konsiderohet e sigurt për qarkullim.
"Si pasojë e reshjeve intensive të borës dhe rrezikut të lartë të ortekëve rruga drejt Thethit do të vazhdojë të qëndrojë e mbyllur.
Kontraktori i mirëmbajtjes është në terren, po monitoron nga afër situatën, por ndërhyrja me mjete të rënda krijon tronditje dhe aktivizon rrëshqitjen e shtresës së dëborës në masë.
Siguria e qytetarëve është prioritet, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve dhe vizitorëve që të shmangin çdo lëvizje në këtë segment rrugor deri në përmirësimin e kushteve dhe stabilizimin e situatës.
Autoriteti Rrugor Shqiptar do të njoftojë menjëherë sapo rruga të jetë e sigurt për qarkullim", thuhet në njoftimin e ARRSH.
Lini një Përgjigje