TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 22:08

Akuzat ndaj Olsi Ramës, Neritan Sejamini: ‘Xibraka’ ka nevojë për një hetim të ndershëm dhe transparent

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat ndaj Olsi Ramës, Neritan Sejamini: ‘Xibraka’ ka

Analisti Neritan Sejamini, duke folur për akuzat e Gazment Bardhit ndaj Olsi Ramës, deklaroi se Shqipëria është vend kryesor i drogës në botë në raport me popullsinë, ku pastrohen paratë, që vijnë nga trafiku i drogës dhe kjo nuk ndodh nëse krimi nuk bashkëpunon me politikën.

Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Sejamini shtoi se sa i takon çështjes së “Xibrakës”, tha se ka nevojë për një hetim të ndershëm dhe transparent

Shqipëria është vend kryesor i drogës në botë në raport me popullsinë. Pastrohen paratë, që vijnë nga trafiku i drogës. Kjo nuk ndodh nëse krimi nuk bashkëpunon me politikën. Ata persona që bënë laboratorin kanë patur siguri nga politika dhe policia. Nëse politika do të kishte kundër drogës nuk do të ishte kjo gjendje.

Nëse ulemi me njerëz të drogës është se ky vend ka marrë fund. Rasti i Shkodrës me rastin e Pëllumb Gjokës tregoi se ishte shkrirë biznesi, politika, policia.

Duhet drejtësi sepse këtë diskutim po bëjmë. Ne nuk kemi një drejtësi ta gjejë dhe ne detyrohemi të bëjmë llogje. Këtu ka nevojë për hetim që në fakt nuk do të ndodhë. Ty të thotë gjykata që policia ka dekonspiruar. Ka ndonjë hetim për dekonspirimin? 

Ne nuk kemi një drejtësi që ta gjejë. Këtu ka nevojë për një hetim të ndershëm dhe transparent”, tha Sejamini.

Lini një Përgjigje