TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Mars 2024, 21:59

Akuzat e Bardhit, Klodiana Lala tregon si policia dështoi me aksionin në Xibrakë dhe pse duhet të nisin hetimet për Olsi Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat e Bardhit, Klodiana Lala tregon si policia dështoi me aksionin

Gazetarja Klodiana Lala, ka komentuar akuzat e Gazment Bardhit ndaj vëllait të kryeministrit të vendit, Edi Rama, Olsi Ramës.

E ftuar në studion e “Open” në News24, Lala u shpreh se dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka thënë në vitin 2017 se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive duke krijuar dyshime për gjithë çështjen.

Ajo shtoi se indicia se vëllai i kryeministrit dhe një trafikant droge kanë përdorur të njëjtin automjet është e mjaftueshme që dosja penale të hapet sërish.

Lala theksoi se Olsi Rama po ashtu rezulton se ka pasur lidhje me Amant Josifin, i cili është i kërkuar nga autoritetet spanjolle, ndërsa shtoi se ka dyshime të arsyeshme se vëllai i kreut të qeverisë shoqërohet me eksponentë të krimit të organizuar, duke përbërë indicie të mjaftueshme për ta hetuar atë.

Dosja Xibraka nuk është hetuar si duhet, këtë e dimë tanimë. E vetmja pyetje që natyrshëm më vjen është se përse pikërisht ky denoncim në këto momente, gjë që duhet ta sqarojë zoti Bardhi. Opozita flet prej vitesh për implikime të mundshme të Olsi Ramës.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në vitin 2017 ka thënë se nisur nga provat e marra në hetim shpreh mendimin se ndërhyrja e policisë në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive pasi në laborator nuk u gjet produkti i gatshëm dhe gjëra të tjera, por vetëm gjurmë. Duke qenë se në Xibrakë po derdheshin lëngje provash.

Nuk kam konfirmuar ato që thotë zoti Bardhi për TIMS, por Tahiri u vu nën hetim penal vetëm sepse mjeti i tij ishte përdorur nga disa persona që u shpallën fajtorë për trafikun e drogës. Mjafton vetëm ky fakt që dosja penale të hapet nga SPAK, sepse nuk ka pasur asnjë përgjigje se çfarë është bërë me këtë dosje penale”, tha ajo.

Lini një Përgjigje