Ish-drejtori i policisë, Arben Hajdarmataj, ka lëshuar akuza të forta ndaj policisë së shtetit dhe strukturave të tjera përgjegjëse të cilat lejojnë aktivitetin e Call Centerave që ushtrojnë aktivitet kriminal duke mashtruar qytetarët.
Hajdarmataj tha se rasti i fundjavës, ku SPAK dhe BKH zbuluan një pikë e cila mashtronte qytetarë italianë dhe europianë, përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha të ndryshme, tregon se policia e shtetit nuk ka vepruar prej vitesh, pasi ajo paguhet nga grupet kriminale.
“Përgjegjësia kryesore e parandalimit të cdo lloj krimi është tek policia e shtetit. Sepse kjo strukturë duhet të parandalojë çdo aktivitet kriminal, kjo s’ka funksionuar. Ka 10 vjet aktiviteti i call centerave, por 10 vitet e fundit është zhvilluar. Kemi ndërkombëtarët në mes, po të ishte për shqiptarët nuk do të kishte rezultate. Çdo Call Center në Tiranë është i dukshëm. Por grupet kriminale kanë listë pagesat nga polici i thjeshtë, shefi i komisariatit, tatimet, inspektori i punës, listë pagesë kanë dhe bastet”, tha ai në News 24.
Lini një Përgjigje