Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi detaje nga operacioni i SPAK-ut në call centerin që vepronte në një kullë në qendër të Tiranës ku u arrestuan 10 persona.
Karamuço përjashtoi mundësinë që operacioni të jetë dekonspiruar nga policia, pasi siç tha operacioni është nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe policia është thirrur në ndihëm vetëm në një moment të dytë. Ai shpjegoi se call centerat që ushtrojnë veprimtari të tillë të paligjshme disponojnë një buton të kuq që fshin gjithçka nëse ka kontroll nga policia, ndaj BK ka synuar ndërhyrjen në flagrancë për ta shmangur kr ta shmangur këtë.
“Aksioni në Shqipëri u bë për të kapur në flagrancë pasi provat deri diku ishin. Flagranca kishte të bënte me një buton të kuq që nuk duhej shtypur. Është një buton që Call Centerat që bëjnë veprimtari të tilla të paligjshme e kanë në atë mënyrë që sapo administratori e shikon që dikush vjen për kontroll, e shtyp atë buton dhe çdo gjë fshihet nëpër të gjithë kompjuterët. BKH këtë synoi, që të arrestojë ose ndalojë fillimisht punonjës të sigurisë ose të brendshëm që kishin kartën manjetike për të hapur derën pa i rënë ziles, për t’i kapur në flagrancë. Fakti që disa nga këta persona të mbrojtjes perimetrike të sigurisë kanë qenë me armë, do të thotë që mund te kenë qenë punonjës shteti, por kjo është për t’u hetuar.
Po njëri prej tyre ka bashkëpunuar menjëherë me BKH dhe ka treguar se ku ishin transferuar kompjuterët, te këndi i lojërave te Rruga e Elbasanit, ku është bërë edhe sulmi i dytë, ku edhe është kërkuar ndihma e policisë së shtetit pasi situata ka dalë nga parashikimi. Policia nuk ka ditur gjë fare, operacioni ka nisur vetëm nga agjentët e BKH dhe është marrë policia vetëm kur është nevojitur nga agjentët. Ka nisur një hetim në SPAK nëse dekonspirimi ka dalë nga BKH apo nga italianët, por policia përjashtohet plotësisht. Ka disa operacione që SPAK po i bën vetëm me BKH dhe u dekonspirohen, do të thotë që ka vetë probleme”, tha Karamuço në emisionin Now në Euronews Albania.
Drogen, parane, korrupsionin, poshtersite nuk i shpiken Shqiptaret naive breke grisur. Të gjitha na i kane sjelle të huajte që ne kohen e pordheve të Romes e të tjereve pas saj. Pas 90tes pipinot Italiane na hidhnin ne det kur Shqiptaret e varfer te coroditur për të mbijetuar iken ng syte kembet. Po populli Italian i pristine mirë Shqiptaret por politika e qeverise qe ndyresire. Gerthet media Italiane për ndonje Shqiptar hajdut kumbullash e ketej vijne e punojne ne Shqipëri sot si argate, por argatet e medhenj luajne kartat spathi. Keshtu ka shkuar e do shkoje kjo bote e shkrete.
Butoni i kuq?Hapesira dhe injoranca nuk ka kufi.Eshte turp per median qe i jep hapesire ketij hajvani dhe shume te tjereve si puna e ketij.Qershia mbi torte eshte kur kete gomar e quajne ekspert dhe profesor kriminalistike