
Gazetari Lavdrim Lita ka thënë se SPAK ka parë se vrasësit në Shqipëri kanë nisur të paguhen edhe me kriptovaluta.
Komentet Lita bëri në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, ku kjo është një risi për Shqipërinë.
Ai tha gjithashtu se prokurorët e SPAK-ut kanë një mbledhje të madhe të madhe, pasi çdo prokuror ka mesatarisht nga 41 dosje, me nga rreth 100 fashikuj secila.
“Raporti kishte risi, janë 242 faqe të ndara në 83 kapituj. Ka të reja goxha për luftën e fushës dhe ata që janë lëvruar në çështje. Kemi sbuluar nga SPAK se killerat me pagesë brenda vendit paguhen edhe me kriptovaluta. Kjo ishte një risi për Shqipërinë.
Ata kanë arritur edhe nga pikëpamja statistikore kriminale të lidhura me një grup shqiptar. Ka mbi 750 procedurë penale me 575 të proceduar që po hetohen nga SPAK.
Çdo prokuror mesatarisht ka 41 dosje. Edhe nga ajo që bënte vetë Dumani, që të ketë një ndihmë për këshilltarët ligjorë pranë SPAK, ishte një nevojë për këto dosje, sepse një e tillë ka rreth 100 fashikuj”, tha Lita.
Lini një Përgjigje