TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 22:28

Bashkëpunon me Durim Bamin, Shemsi Prençi: Qeveria të mos i lejojë të futen në politikë, Tom Doshi duhet të largohet

Shkruar nga Pamfleti

Bashkëpunon me Durim Bamin, Shemsi Prençi: Qeveria të mos i

I ftuar në episodin e sotme të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi foli edhe për Tom Doshin i cili bashkëpunon me një personazh të botës së krimit i cili është Durim Bami.

Prençi tha se qeveria shqiptare nuk duhet t’i lejojë këta personazhe të bëhen pjesë e politikës. Sipas tij, të gjithë politikanët duhet të kalojnë nën sitën e vetingut.

Ai shton më tej se Doshi duhet të japë dorëheqjen nga politika, duke shtuar se partitë politike nuk mund të mbahen me para dhe duke mbajtur rreth vetes persona të përfshirë në krime.

Pjesë nga biseda në studio:

Pyetje: Në këtë dosje del emri i një tjetër politikani, i cili konkurron në zgjedhje. Ka sekuenca sesi bashkëpunon Tom Doshi me Durim Bamin për pjesën e pasurisë. Tom Doshi ndërhyri për të marrë leje për një pallat në ish-Bllok apo në një resort në bregdet

Prençi: Tom Doshi është detyruar të japë dorëheqjen dhe të mos kandidoje në zgjedhjet e 2021. Qeveria shqiptare nuk duhet t’i lejoje këto personazhe të futen në politikë.

Politikanët duhet t’i bëhet vetingu por këta kanë frikë se janë të inkriminuar. Në politikë kanë hyrë dhe bëjnë pjesë njerëz të inkriminuar.

Në parlamentin e 2017 ka patur mbi 33 deputete nuk kishin shkollë. I kishin të falsifikuara dokumentet. Ai nuk futet në politikë se është i zgjuar, ai po do të japë në shhoqëri le të futet në biznes. Le të shesë patate, të futet ku të dojë.

Çfarë mund të japësh në politikë kur ti je rritur hajdut, vrasës, rrugaç. Ka ikur koha kur partinë e blen me lekë.

Shqipëria ka mbi 34 vite që ka në rini të shkolluar jashtë shtetit. Tom doshi të largohet nga politika, i bën mirë vetes, familjes. Nuk mund të mbash një parti politike duke patur rreth vetes njerëz që nuk janë të denjë. Nuk blihen mandet me para.

 

durim bami tom doshi shemsi prenci

Lini një Përgjigje