
I ftuar në episodin e sotme të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi foli dosjen e SPAK që zbardhi tradhtitë dhe marrëveshjet mes grupeve kriminale.
Për Prençin, tradhtitë mes grupeve dhe krerëve të grupeve kriminale ndodhin vetëm për pragmatizëm. Sipas tij, metoda të tilla bashkëpunimesh mes grupeve për të eliminuar një grup tjetër është një model i ardhur nga jashtë dhe bëhet për influencë.
Pjesë nga biseda në studio:
Po të shohësh me vëmendje ketë dosje kupton se është ndjekur një filozofi jo e re, “Armiku i armikut tim është miku im” dhe shohim bashkëpunime mes disa grupeve.
Prençi: Pragmatiste! Janë për të zgjidhur një hall. Edhe në versionet e zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, hidhen hipoteza që është gjallë, se e kanë prerë në besë ata të cilëve ju ka shkuar dhe ju ka kërkuar dorën për të mbyllur hesapet sepse tani filluan hesapet me shtetin. Ne i kemi dëgjuar dhe stër dëgjuar këto, por një kriminel që vret ose që paguan për të vrarë, ose që angazhon strukturat e grupit të struktura kriminal për të larë hesapet me grupe apo edhe brenda grupit. Sepse kemi çarjen e grupit të mbretit të lojërave të fatit në tre katër grupe. Kemi personazhe që kanë bërë lojëra të dyfishte. Kemi personazhe që janë ekzekutuar për lojëra të dyfishtë. Duke i analizuar këto, dalim në konkluzionin se të gjitha kompromiset bëhen për pragmatizëm dhe bëhen me pagesë. Bëhen duke paguar që sot ka ardhur dita që ta ndalim luftën bashkë mes njëri-tjetrit për të hequr nga fusha e lojës x apo y. Dihen në gjithël botën ka marrëveshjet të kësaj natyre.
Nga e gjithë kjo dosje ajo që është interpretuar më së shumti si një lloj konkluzioni është fakti se kjo dosje po lexohet si një gjyqësi që zëvendëson atë që mund të bënte vetë Ervis Martinaj tashmë i zhdukur prej vitesh. Po lexohet në këtë formë si një lloj strategji për të mbuluar pjesën e parë të këtij filmi, që i bie të amnistohen të gjithë emrat e tjerë ekzistues të këtij tregu dhe për t’ia faturuar një personazhi që tashmë mungon.
Prençi: Nuk do ta përktheja kështu, pasi mesa e kuptova pyetjen tuaj unë jam i bindur që loja vazhdon.
Pra gjitha këto ngjarje në dosje duket sikur po i faturohen Martinajt?
Prençi: Nuk munden, unë e shikoj kështu, metamorfoza tregon që shteti nuk ka ekzistuar, ose ka ekzistuar shteti por është bërë pjesë e lojës. Unë do të kisha dashur që Martinaj të ishte gjallë dhe të shkonte para drejtësisë, sepse atëherë do të[ lexonim emrat e zyrtarëve të shtetit që janë blerë.
Lini një Përgjigje