TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 20:04

SKY/ Aleanca, tradhti, prerje në besë dhe një tjetër dosje që do trondisë vendin!

Shkruar nga Pamfleti

SKY/ Aleanca, tradhti, prerje në besë dhe një tjetër dosje

Në episodin e sotme të podcastit, “Të Pashoq”, në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, do të flitet për Meagoperacion e SPAK që solli sekuestrimin e rreth 4.5 milion eurove dhe goditjen e 7 bandave të mëdha në vend.

Për të dhënë detaje, lidhur me atë çfarë zbuloi ky operacion dhe a u dekonspirua, do të jetë i ftuar Ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi.

Në këtë episod, Prençi do të japë detaje se si disa persona i shpëtuan arrestimit nga SPAK dhe a do të ketë “pendito” nga ky mega-operacion. Gjithashtu ish-drejtori i policisë do të hedhë dritë mbi dosjen e re nga përgjimet e SKY që pritet të tronditë politikën.

Ndër të tjera Prençi do të zbulojë emrat më të njohur njohur të nëntokës së krimit, si dhe prapaskenat , aleancat dhe tradhtitë mes tyre.

Pjesë nga biseda në studio: 

Çfarë zbuloi konkretisht megaoperacioni i SPAK-ut?

Prençi: Zbuloi atë çka ishte parathënë edhe me para, atë që metamorfoza nuk mbaron. Metamorfoza do të sjellë një tronditje të madhe për shoqërinë po në mënyrë të veçantë për qeverinë. Pasi kjo fazë e metamorfozës, pavarësisht emërtimit të operacionit, ky megaoperacin tregoi se në Shqipëri tashmë është legjitimuar lidhja e qeverisë e politikës me mafien. Fakti që ka urdhër arreste për ish-deputet, për familje të deputetëve, për kryetarë të organizatave kriminale, kryetarë grupesh të struktura kriminale dhe ordiner, kryetarë grupesh që merren me vrasje me pagesë, si dhe përfshirja e drejtuesve në strukturat më të rëndësishme në Shqipëri, tregon se kjo është  një mortajë që po gërryen shoqërinë shqiptare, por dhe strukturat e shtetit. Metamorfoza 3 faktoi më së mirë deklaratën e kreut të SPAK se kur çështjet sensitive të hetimit dhe gjurmimit kanë si subjekt zyrtarët e shtetit dhe të policisë, suksesi është i vështirë.  Ndaj dhe ajo që ju raportuar me 4 të arrestua nga 55 urdhër arreste, tregon që Altin Dumani ka pasur të drejtë.

Lëshimi i 50 urdhër arresteve tregon se puna e BKH-së, SPAK dhe policisë ka qenë në nivel të lartë, pasi e ka bindur GJKKO-në të miratojë urdhër-arrestet.

Në këtë dosje në radhët e saj del se ish deputeti i PS Arben Ndoka dyshohet për një vrasje. Vrasja është e lidhur me motiv hakmarrje për shkak se vite më parë atij ju vra i vëllai, i cili thuhet se ka motive politike por që mbetet ende e pa zbardhur. Pyetja ime është këtu, ky krim i Ndokës në raport me mefshtësinë e drejtësinë për të zbuluar e për të bërë drejtësi në lidhje me vrasjen e vëllait të tij, detyroi ish deputetin që të merrte hakun e të vëllait?

Prençi: Në asnjë rast nuk justifikohet që një personazh i marrë me politikë i rekrutuar nga një parti politike për të qenë deputet të bëjë një veprim të tillë. Ky ka qenë një autogol që partitë kanë bërë ndër vite duke afruar të fortit për të mbledhur vota. Ky është pushtet i kalbur që sjell pasoja. Futja e një deputeti në botën e krimit dhe lidhjeve të tija familjare përbën rrezik për shoqërinë.

Një nga emrat e megadosjes është Durim Bami, një emër që është lakuar kryesisht në historinë e një blloku të famshëm me Ilir Metën, Tom Doshin etj etj, duket një personazh shumë i fuqishëm, në kërkim nga drejtësia. Ku i buron kjo fuqi nga lidhjet me politikën në mënyrë koherente apo është me fat?

Prençi: Ku e mori guximin prokurori të lironte vllain e deputetit të PS për 24 orë. Rënia në batakun në grupin e PS në qarkun e Lezhës ku bien edhe prokurori ose prokuroria që liron këtë personazh të krimit. Ku e merr kurajon që të lirojë vllain e deputetit për një ngjarje kaq të rëndë dhe duke e ditur do të shikoni se kush e ka dhënë urdhrin për të liruar këtë përsonazh të krimit i cili ëhstë pjesë e Metamorfozës3. Lezha po ja kalon dhe Tiranës, Durrësit dhe Vlorës. Problemi qëndron që Lezha ka personazhe të botës së krimit, qoftë edhe mbreti i ish lojërave të fatit dhe duke i mbajtur me paga të vazhdueshme drejtorët e policisë i ka bërë pjesë të lojës i ka bërë pis, prokurorët, shefat. SPAK-u është vetëm një qelizë e drejtësisë, po prokuroritë e juridiksioni të përgjithshëm a knaë detyrim të zbardhin ngjarje. Kush prokuror e ka liruar këtë autor të botës së krimit. Personazhi bashkë me kushëririn e tij janë pjesë e Metamorfozës, por babi i kushërit të deputetit është agjent i policisë kriminale në drejtori të policisë së Lezhës. Drejtësia duhet të pastrohet njëherë e mirë.

Po të shohësh me vëmendje ketë dosje kupton se është ndjekur një filozofi jo e re, “Armiku i armikut tim është miku im” dhe shohim bashkëpunime mes disa grupeve.

Prençi: Pragmatiste! Janë për të zgjidhur një hall. Edhe në versionet e zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit, hidhen hipoteza që është gjallë, se e kanë prerë në besë ata të cilëve ju ka shkuar dhe ju ka kërkuar dorën për të mbyllur hesapet sepse tani filluan hesapet me shtetin. Ne i kemi dëgjuar dhe stër dëgjuar këto, por një kriminel që vret ose që paguan për të vrarë, ose që angazhon strukturat e grupit të struktura kriminal për të larë hesapet me grupe apo edhe brenda grupit. Sepse kemi çarjen e grupit të mbretit të lojërave të fatit në tre katër grupe. Kemi personazhe që kanë bërë lojëra të dyfishte. Kemi personazhe që janë ekzekutuar për lojëra të dyfishtë. Duke i analizuar këto, dalim në konkluzionin se të gjitha kompromiset bëhen për pragmatizëm dhe bëhen me pagesë. Bëhen duke paguar që sot ka ardhur dita që ta ndalim luftën bashkë mes njëri-tjetrit për të hequr nga fusha e lojës x apo y. Dihen në gjithël botën ka marrëveshjet të kësaj natyre.

Nga e gjithë kjo dosje ajo që është interpretuar më së shumti si një lloj konkluzioni është fakti se kjo dosje po lexohet si një gjyqësi që zëvendëson atë që mund të bënte vetë Ervis Martinaj tashmë i zhdukur prej vitesh. Po lexohet në këtë formë si një lloj strategji për të mbuluar pjesën e parë të këtij filmi, që i bie të amnistohen të gjithë emrat e tjerë ekzistues të këtij tregu dhe për t’ia faturuar një personazhi që tashmë mungon.

Prençi: Nuk do ta përktheja kështu, pasi mesa e kuptova pyetjen tuaj unë jam i bindur që loja vazhdon.

Pra gjitha këto ngjarje në dosje duket sikur po i faturohen Martinajt?

Prençi: Nuk munden, unë e shikoj kështu, metamorfoza tregon që shteti nuk ka ekzistuar, ose ka ekzistuar shteti por është bërë pjesë e lojës. Unë do të kisha dashur që Martinaj të ishte gjallë dhe të shkonte para drejtësisë, sepse atëherë do të[ lexonim emrat e zyrtarëve të shtetit që janë blerë.

Lini një Përgjigje