
Presidenti Bajram Begaj, përmes një postimi në plaftormën ‘X’, ka zbuluar detaje nga diskutimet me sekretarin e jashtëm britanik David Cameron, të cilin nuk arriti ta takonte në Tiranë, pasi këtij të fundit iu desh të largohej me urgjencë në Londër për mbledhjen e qeverisë.
Begaj shprehet se me Cameron ka diskutuar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Britanisë për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore
“Kisha një telefonatë sot me Zotin David_Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit. Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s. Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.
Had a call today with Lord@David_Cameron, the British Secretary of State for Foreign, Commonwealth, and Development Affairs.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) May 22, 2024
We discussed further strengthening our ties as longstanding NATO allies.
Grateful for the UK's robust support in defense, cybersecurity, police, and…
Lini një Përgjigje