TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Maj 2024, 17:10

Samiti i ardhshëm i Paqes, Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i ardhshëm i Paqes, Zelensky bisedë telefonike me Ramën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka pasur një telefonatë me kryeministrin Edi Rama.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelenksy bën të ditur se Shqipëria do jetë pjesë e Samitit të Paqes ku falenderoi edhe Ramën për prezencën e Shqipërisë.

"Kam biseduar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, një mik i madh i Ukrainës, për Samitin e ardhshëm të Paqes dhe e falënderoi për konfirmimin që Shqipëria do të marrë pjesë.

E informova kryeministrin Rama edhe për situatën e fushëbetejës, konkretisht për mbrojtjen e rajonit të Kharkiv.

Ne diskutuam gjithashtu bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm në mbrojtje", shkruan Zelensky.

zelensky rama bisedë telefonike

Lini një Përgjigje