
Sekretari i Jashtëm Britanik David Cameron u largua me urgjencë sot nga Tirana, për shkak të një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar në Britani, duke anuluar kështu vizitën zyrtare me Presidentin e Republikës.
Në pamundësi për të zhvilluar takimin, David Cameron ka pasur një bisedë telefonike me presidentin Begaj, ku kanë folur për rolin e Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen ndaj Ukrainës.
“Sekretari i Jashtëm pati një telefonatë me presidentin shqiptar @BajramBegajAL sot pas vizitës së tij në Tiranë. Ata diskutuan rolin e rëndësishëm të Shqipërisë si një aleate e ngushtë e NATO-s dhe rikonfirmuan mbështetjen tonë të palëkundur për Ukrainën dhe përballjen me sfidat rajonale”, thuhet në njoftimin e zyrës së Cameron.
The Foreign Secretary had a call with Albanian President @BajramBegajAL today following his visit to Tirana.
— Foreign, Commonwealth & Development Office (@FCDOGovUK) May 22, 2024
They discussed Albania’s important role as a close NATO ally and reaffirmed our steadfast support for Ukraine and confronting regional challenges.
Lini një Përgjigje