
Sunak do ta bëjë njoftimin pas një dite spekulimesh në Westminster, të shkaktuar nga lajmet e rralla të mira ekonomike për qeverinë dhe një takim urgjent i kabinetit qeveritar, që detyroi Sekretarin e Jashtëm, David Cameron që të lërë në mes vizitën e planifikuar në Shqipëri.
Kryeministri Britanik, Rishi Sunak do të thërrasë këtë pasdite zgjedhje të parakohshme të cilat do të mbahen më 4 korrik, kështu kanë deklaruar disa burime për median britanike “The Guardian”.
Sunak do ta bëjë njoftimin pas një dite spekulimesh në Westminster, të shkaktuar nga lajmet e rralla të mira ekonomike për qeverinë dhe një takim urgjent i kabinetit qeveritar, që detyroi Sekretarin e Jashtëm, David Cameron që të lërë në mes vizitën e planifikuar në Shqipëri.
Kryeministri, i cili prej kohësh kishte thënë se zgjedhjet do të mbaheshin në gjysmën e dytë të vitit, më parë mendohej se do të priste deri në vjeshtë me qëllim që të stabilizohej disi tregu në mënyrë që të kishte më shumë shanse në zgjedhje.
Megjithatë, të brendshëm të qeverisë sugjeruan se Sunak ishte bindur se me sfondin ekonomik që nuk ka gjasa të përmirësohet ndjeshëm përpara vjeshtës dhe pyetjeve mbi ofrimin e skemës së tij të dëbimit nga Ruanda, ai do të ishte më mirë të largohej tani.
Burimet sugjeruan se “shpërlarja”, kur qeveria të finalizojë pjesët jokontestuese të legjislacionit, do të bëhej javën e ardhshme përpara se parlamenti të shpërndahej, gjë që tregon gjithashtu zgjedhjet e 4 korrikut.
Laburistët janë rreth 20 pikë përpara në sondazhe dhe Starmer pritet gjerësisht të bëhet kryeministri i ardhshëm pas transformimit të partisë së tij që nga humbja historike e zgjedhjeve gati pesë vjet më parë.
Sunak zgjodhi momentin më të keq për të shkuar në zgjedhje të parakoshme, me sondazhet që tregojnë partinë e tij 20 pikë pas opozitës. Tani, Keir Starmer, ka shansin për të marrë pushtetin për laburistët pas 14 vitesh qeverisje të udhëhequr nga konservatorët.
Qeveria e Sunak është kritikuar shumë për mungesën e aftësisë për t'i bërë ballë inflacionit si dhe për problematikën e emigracionit.
Në këtë mandat, Partia Konservatore ka ndryshuar 3 kryeministra, duke nisur nga Boris Johnson i cili u shkarkua nga posti në shtator të 2022, pas daljes së skandalit me festat e vona gjatë kohës së karantinës së Covid-19.
Më pas drejtimin e mori Liz Truss, e cila do të ishte kryeministrja më jetëshkurtër në Britani, me vetëm 45 ditë. Ajo u shkarkua për shkak të politikave të këqija ekonomike që ndoqi. Ajo u pasua nga Rishi Sunak, i cili pas më shumë se 1 viti e gjysmë në pushtet, me një qeverisje mbushur plot polemika dhe shkarkime ministrash, ka shpallur zgjedhje të parakohshme.
Lini një Përgjigje