
I ftuar në episodin e sotme të podcastit “Të Pashoq”, në kanalin në youtube të “Pamfletit”, ishte ish-drejtori i policisë, Shemsi Prençi i cili zbuloi detaje të reja lidhur me Megaoperacionin e SPAK.
Prençi deklaroi se operacioni i SPAK legjitimoi lidhjet e qeverisë dhe politikës me mafien dhe grupet e strukturuara kriminale. Sipas tij përfshirja e ish-deputetëve, shefave të policisë dhe familjarëve të deputetëve, tregon që shteti është i kapur.
Pjesë nga biseda në studio:
Çfarë zbuloi konkretisht megaoperacioni i SPAK-ut?
Prençi: Zbuloi atë çka ishte parathënë edhe me para, atë që metamorfoza nuk mbaron. Metamorfoza do të sjellë një tronditje të madhe për shoqërinë po në mënyrë të veçantë për qeverinë. Pasi kjo fazë e metamorfozës, pavarësisht emërtimit të operacionit, ky megaoperacin tregoi se në Shqipëri tashmë është legjitimuar lidhja e qeverisë e politikës me mafien. Fakti që ka urdhër arreste për ish-deputet, për familje të deputetëve, për kryetarë të organizatave kriminale, kryetarë grupesh të struktura kriminale dhe ordiner, kryetarë grupesh që merren me vrasje me pagesë, si dhe përfshirja e drejtuesve në strukturat më të rëndësishme në Shqipëri, tregon se kjo është një mortajë që po gërryen shoqërinë shqiptare, por dhe strukturat e shtetit. Metamorfoza 3 faktoi më së mirë deklaratën e kreut të SPAK se kur çështjet sensitive të hetimit dhe gjurmimit kanë si subjekt zyrtarët e shtetit dhe të policisë, suksesi është i vështirë. Ndaj dhe ajo që ju raportuar me 4 të arrestua nga 55 urdhër arreste, tregon që Altin Dumani ka pasur të drejtë.
Lëshimi i 50 urdhër arresteve tregon se puna e BKH-së, SPAK dhe policisë ka qenë në nivel të lartë, pasi e ka bindur GJKKO-në të miratojë urdhër-arrestet.
Në këtë dosje në radhët e saj del se ish deputeti i PS Arben Ndoka dyshohet për një vrasje. Vrasja është e lidhur me motiv hakmarrje për shkak se vite më parë atij ju vra i vëllai, i cili thuhet se ka motive politike por që mbetet ende e pa zbardhur. Pyetja ime është këtu, ky krim i Ndokës në raport me mefshtësinë e drejtësinë për të zbuluar e për të bërë drejtësi në lidhje me vrasjen e vëllait të tij, detyroi ish deputetin që të merrte hakun e të vëllait?
Prençi: Në asnjë rast nuk justifikohet që një personazh i marrë me politikë i rekrutuar nga një parti politike për të qenë deputet të bëjë një veprim të tillë. Ky ka qenë një autogol që partitë kanë bërë ndër vite duke afruar të fortit për të mbledhur vota. Ky është pushtet i kalbur që sjell pasoja. Futja e një deputeti në botën e krimit dhe lidhjeve të tija familjare përbën rrezik për shoqërinë.
Lini një Përgjigje