
Gazetari Fatos Hakorja ka folur rreth hetimit të SPAK ndaj Arben Ahmetaj.
Ai tha se nëse hetohet një ministër si Arben Ahmetaj pasi ai bën një jetë luksoze, ndërsa të tjerët që kanë vjedhur para dhe jetojnë si të varfër, jetojnë të qetë, kjo është dramatike.
Hakorja tha se ka shumë zyrtarë të lartë të akuzuar për korrupsion që bëjnë një jetë të thjeshtë dhe në hije.
“Ne kemi parë zyrtarë të lartë të çuar para drejtësisë, siç ishte ajo që kishte fshehur 520 mijë euro në tubat e ajrimit, ndërkohë bënte jetë të thjeshtë dhe jetonte me qira. Kjo është dramatike!
Nëse do hetohet vërtetë mënyra e jetesës, le të dalin prokurorët me laps e letër në bllok apo te rruga e Salës dhe të shikojnë, 200 mijë euro makinë zero ditë pune në librezën e punës, emigrantë gjithë jetën, duart pa kallo. Ne duam t’u legalizojmë paratë këtyre, po le ta nisim hetimin nga këtu”, tha Fatos Hakorja në “Euro News.
Lini një Përgjigje