Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka mbyllur dëshminë në SPAK. Pas afro 5 orë e 30 minuta, ai ka dalë nga Prokuroria Speciale, duke refuzuar të prononcohet për mediat. Ai u tha disa herë “faleminderit” gazetarëve, ndërsa u shpreh se kishte folur vetëm për të sqaruar pozicionin e tij përballë prokurorëve.
Ahmetaj u thirr në SPAK në kuadër të hetimeve që po kryen prokuroria ndaj këtij të fundit për 4 akuza: Për shpërdorim detyre, korrupsion, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme. Ishte ora 12:00 kur Ahmetaj u paraqit në SPAK për t'u marrë në pyetje si person në hetim i shoqëruar edhe nga avokati tij Henrik Ligori.
Mësohet se SPAK ka bashkuar dy procedime, ndarjen e fraksionit për inceneratorin e Elbasanit ku po hetohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion e pastrim parash pas kallëzimit qe i është bërë për vilën në Hamallaj.
Hetimet ndaj Ahmetajt nisën pasi në media pati aludime se ai kishte përfituar udhëtime dhe benefite nga bosët e inceneratorëve. Ishin disa e-maile që dolën dhe kjo bëri që SPAK të nis hetimet. Vetë Ahmetaj nuk figuron askund të ketë firmosur, por SPAK e akuzon për 4 vepra penale.
Pak kohë më parë, hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit zbarkuan për kontroll në disa nga pasuritë në emër të ish-bashkëshortes së Arben Ahmetaj, Albina Mançka dhe të bashkëjetueses Erjola Hoxha. Gjatë kontrollit tek vila në zonën e Hamallajt, u sekuestruan 30 mijë euro dhe një sërë dokumentesh. Ndërkohë në shtëpinë e ish-bashkëshortes u sekuestruan vetëm disa dokumente. Pas këtij kontrolli SPAK ka marrë vendimin e sekuestros konservative për 2 vilat. Ahmetaj bëri ankimime në Apel dhe Gjykatën e Lartë me argumentin se sekuestroja ishte antiligjore sepse ia ka imunitet deputeti, por kërkesa u rrëzua.
Lini një Përgjigje