
Ish-prokurori Eugen Beci ka folur për thirrjen në SPAK të ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili u pyet për pesë orë nga prokurorët për një sërë çështjesh.
Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit”, Beci tha se deri më tani nuk është bërë e qartë se çfarë ka ndodhur me inceneratorët, por gjykata kërkon saktësimin e faktit penal.
Ai u shpreh se, fillimisht duhet të shihet nëse janë të sakta kontratat dhe pasi të përcaktohen shkeljet të akuzohet personi i cili e bërë.
"Hetimi bëhet për të vërtetuar faktin penale, se ku është shkelur ligji dhe më pas ti vëmë emrin se kush e ka shkelur. Deri sot që ne flasim, jo vetëm që nuk është qartësuar fakti penal apo çfarë ka ndodhur me inceneratorët, por gjykata kërkon saktësimin e faktit penal. Në hetim duhet të nxirrej a janë të sakta kontratat, si janë bërë mbledhjet dhe VKM-të, pastaj kur të përcaktohen shkeljet u vihet emri se kush e ka bërë", tha ai.
Lini një Përgjigje