TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Nëntor 2023, 11:11

Afera ‘Partizani’, Fatmir Bektashi shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Afera ‘Partizani’, Fatmir Bektashi shkon në SPAK

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka shkuar në SPAK për masën ‘detyrim paraqitjeje’ dhe ‘ndalimi daljes jashtë shtetit’ në çështjen ‘Partizani’, ku akuzohet për korrupsion aktiv.

Kjo është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje, ndërsa në të dyja rastet ka refuzuar të flasë për mediat.

Ndryshe nga Sali Berisha, i cili ka refuzuar që të paraqitet në SPAK, ndërtuesi Bektashi ka shkuar për të dytën herë.

Bektashi akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.

Akuzat e SPAK

Kujtojmë që sipas SPAK, Fatmir Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, pasi është pikërisht ai që ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezi për arritjen e qëllimit, i cili ka qene shfrytëzimi i territoreve sportive Partizani për kryerje ndërtimesh.

Kompania Homeplan u themelua në vitin 2008 me themelues dhe ortak të vetëm Fatmir Bektashin. Deri në vitin 2018, Bektashi rezultonte  pronar i vetëm në kompani, por në këtë vit, një kontratë e vitit 2014 u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, në të cilën, Bektashi rezulton se ka shitur 60% të aksioneve.

Kontrata e shitjes, e depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit, tregon se Malltezi kishte blerë 35% të aksioneve të kompanisë përkundrejt vlerës nominale prej 35 mijë lekësh. Kjo duket se ka shtyrë prokurorinë të konkludojë se përfitimi i miliona eurove dividente nga kjo kompani nga ana e Malltezit përbën përfitim të paligjshëm ndërsa skema e shitjes së aksioneve me vlerë nominale përbën mekanizmin e përdorur për fshehjen e transaksionit për pagesën e përfitimit, pra mekanizmin e pastrimit të produkteve të veprës penale.

partizani fatmir bektashi spak

Lini një Përgjigje