Sipas Qynos SPAK ka frikë të fusë në burg Ilir Beqajn dhe po luan me dy standarde.
Gazetari Elton Qyno shprehet se fakti që ndaj ish-ministrit ilir Beqaj nuk është caktuar masa e arrestit me burg, nxjerr zbuluar dobësinë e prokurorisë se posaçme.
Sipas Qynos SPAK ka frikë të fusë në burg Ilir Beqajn dhe po luan me dy standarde.
Gazetari është i mendimit se ‘lepuri i madh me sa duket fle tjetër kund’.
“Qëndresa e Ilir Beqajt përballë SPAK, është rezistenca me e fortë qeverisëse, që ka nxjerrë zbuluar dobësinë e prokurorisë se posaçme.
SPAK ka arrestuar dhe futur në burg gra shtatzëna, të vdekur, të mitur e çdo lloj tjetër, për Shpërdorim detyre, korrupsion, përfshirë Vangjush Dakon, dhe ka 3 vjet po tutet të fusë në burg Beqajn.
Lepuri i madh me sa duket fle tjetër kund.
Dy shokët e Beqajt, adashi i tij Ilir Rrapaj dhe zv/ministri i shëndetësisë Klodjan Rjepaj, sot ndodhet ne burg, ndërsa Beqaj që ka 5 firma në koncesionin e sterilizimit do vijoje të livadhisë rrugëve dhe lokaleve të Tiranës.
SPAK ka ndryshuar standardin e caktimin të masave të sigurisë, dhe kjo nuk është më rastësi, pasi kjo po ndodh me emra të përveçëm.”-ka shkruar Qyno.
Lini një Përgjigje