TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2025, 21:34

Afera "Bankers", Ola Xama shpjegon skemën se si i shmangte kompania taksat duke çuar paratë jashtë vendit

Shkruar nga Pamfleti
Afera "Bankers", Ola Xama shpjegon skemën se si i shmangte
Gazetarja Ola Xama

Gazetarja Ola Xama, ka shpjeguar një nga skemat që përdorete Bankers për të shmangur detyrimet në Shqipëri. Xama tha se Bankers ka përdorur një skemë të quajtur transfer pricing, duke krijuar një rrjet kompanish mëmë dhe degësh në Kanada, Kinë dhe juridiksione offshore, për të fshehur fitimet dhe shmangur tatimet shqiptare.

Ajo shpjegoi mënyrën e funksionimit të skemës: kur Bankers shiste naftë për eksport, ajo ia shiste kompanisë mëmë në Kanada me çmim të ulët, deklarohej sikur fuçia shitej me 40 dollarë, ndërsa në fakt mëma e shiste me 60 dollarë, duke mbajtur fitimin prej 20 dollarësh për fuçi.

“Çfarë bënte Bankers? Bënte skemën transfer pricing, pra Bankers kishte degën e vet këtu, mëmën në Kanada, të cilën edhe kinezët e mbajtën, në kohën e kinezëve u themelua edhe një kompani mëmë në Kinë. Kishte edhe disa degë të saj në parajsa fiskale, që janë juridiksione offshore, ku sigurohet anonimati i pronarit dhe kanë lehtësi fiskale. Kur Bankers shiste naftën për eksport ia shiste kompanisë mëmë në Kanada, jo me 60 dollarë që kishte fuçia, por e deklaronte sikur e shiste me 40 dollarë fuçia. Mëma në Kanada e shiste me 60 dollarë fuçia, duke mbajtur 20, këtu ngeleshin miliona euro tek mëma. Autoritetet tatimore shqiptare nuk do të kishin mundësi se si të gjurmonin këto para, këto para shkonin nëpër banka të ndryshme. Është gjetur Raiffeisen në Vienë, por mund të ketë llogari kudo. Janë gjetur gjurmë pagesash. Ajo që duhet të shihnin autoritetet shqiptare dhe të kishin nisur hetimet, ishin dy kontratat e kredisë me dy kompani offshore që në fakt dyshohet se janë kompani ku është vetë Bankers aksionere 100%, dy kontrata kredie, njëra me vlerë 110 mln euro, tjetra 150 mln euro, që Bankers ia ka dhënë këtyre kompanive. Përveçse rëndojnë bilancin për efekt shpenzimesh që Bankers të dalë me humbje, ato ia ka kaluar edhe kompanive të veta, pa u tatuar dhe pa paguar asnjë lloj takse. Kjo ishte sa i takon qarkullimit të parave në vende të tjera”, tha Xama.

bankers xama

Lini një Përgjigje