TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 15:00

Afat deri më 26 qershor, a do të "pajtohet" Beleri me Ramën? Strasburgu jep vendimin për ankimimin

Shkruar nga Pamfleti

Afat deri më 26 qershor, a do të "pajtohet" Beleri me

Qeveria shqiptare dhe Fredi Beleri, ish-kryebashkiaku i Himarës dhe sot eurodeputet grek, kanë afat deri më 26 qershor për të arritur një marrëveshje mes tyre.

Ky është vendimi nga Strasburgu, ku Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut u ka lënë palëve për gjetjen e një zgjidhjeje jashtëgjyqësore.

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka vendosur pozitivisht lidhur me kërkesën e Fredis Belerit për shqyrtimin e parregullsive të konstatuara gjatë arrestimit dhe paraburgimit të tij dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë.

GJEDNJ cakton datën 26 qershor si datën përfundimtare që eurodeputeti i ND, Fredis Beleri dhe qeveria shqiptare të arrijnë një zgjidhje jashtëgjyqësore. Nëse nuk arrihet marrëveshje, të dyja palët do të ftohen të paraqesin argumentet e tyre para Gjykatës.

Vlen të theksohet se në fazën e vendimit paraprak të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përqindja dërrmuese e kërkesave të ngjashme refuzohet.

Eurodeputeti i PPE, Fredis Beleri, tha se “vendimi paraprak i Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, mbi ankimin tim kundër paraburgimit të paligjshëm, dy ditë para zgjedhjeve bashkiake në Himarë, konsiderohet i vlefshëm në parim, është një shfajësim i parë, por në të njëjtën kohë dhe një shfajësim i madh”.

“Përkundër vullnetit të pakicës etnike greke, më në fund, për ata që vazhdojnë të luftojnë për shtetin e së drejtës dhe institucionet në Shqipërinë e anëtarësimit, falënderoj avokatin tim, profesorin Nikos Alivizato, i cili me ekipin e tij e trajtoi çështjen sot, për të rimarrë atë që ne fituam në mënyrë demokratike”, tha Beleri.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 2023, ndërsa më parë ai ishte kthyer në një objekt akuzash nga Kryeministri Edi Rama. Beleri u arrestua me akuzën e blerjes së votave, ndërsa ai u dënua me dy vjet burg me vendim të GJKKO-së.

Arrestimi i Belerit shkaktoi një përplasje mes Tiranës dhe Athinës, ndërsa Qeveria greke e cilësoi si një ‘ndalim politik’ që i bëhej atij. Pavarësisht se ndodhej në burg, Beleri arriti të fitonte zgjedhjet në Himarë, por pa mundur të ushtrojë asnjë ditë funksionin e kryebashkiakut.

Lini një Përgjigje