TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 12:25

U shkarkua pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë, reagon drejtori i AKU në Tiranë: Dhashë dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti

U shkarkua pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë, reagon

Pas skandalit me 8 tonë mish salmonelë që u hodh në treg, është shkarkuar drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë.

I kontaktuar nga mediat, Fatjon Pasholli thotë se ka dhënë dorëheqjen nga ky post të premten e 4 prillit, por nuk komenton arsyet.

Burime jo zyrtare thonë se Pasholli është shkarkuar pas skandalit të mishit të pulës me salmonelë të importuar nga Brazili, për shkak të hetimeve dhe inspektimeve që janë realizuar në kuadër të kësaj sasie të konsiderueshme të mishit që ishte shpërndarë. As vetë Pasholli nuk jep informacione për motivet e dorëheqjes, por as AKU nuk tregon cilat janë arsyet që çuan drejt këtij vendimi.

Report Tv ka siguruar edhe urdhrin e Ministrisë së Bujqësisë për ndërprerjen e punës me Pashollin, pasi ky i fundit dorëzoi dorëheqjen. Urdhëri mban datën e sotme, 7 prill, dhe firmën e drejtorit të Përgjithshëm të komanduar të Ministrisë së Bujqësisë, Manush Kullolli.

Të njëjtat burime thanë se në vend të Pashollit është komanduar Alketa Hoxha. Kjo e fundit ka mbajtur postin e drejtores juridike në AKU e Përgjithshme.

Viti 2025 ka nisur me një sërë rastesh që kanë ngritur alarmin për sigurinë ushqimore që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan në fakt kishin dalë në treg.

Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide janë kthyer në rrezik për konsumatorët pasi janë me pesticide.

U shkarkua pas skandalit me mishin e pulës me salmonelë, reagon

Lini një Përgjigje