TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 11:19

Tenderi/ Shteti vë në dispozicion 44 mijë euro për akomodimin e dy menaxherëve turq, kërkohet jastëk me pupla

Shkruar nga Pamfleti
Tenderi/ Shteti vë në dispozicion 44 mijë euro për
Foto ilustrese

Që prej nisjes së arrestimeve të bujshme të SPAK ka patur një frikë të përgjithshme në administratë për të bërë procedura tenderësh, gjë që për herë të parë gjatë historisë së shtetit shqiptar të tepronin qindra miliona euro të pashpenzuara gjatë vitit të kaluar.

Mirëpo ka edhe raste përjashtimore në këtë realitet të ri të krijuar.

Skyweb.al mëson se Spitali Rajonal i Durrësit ka shpallur një procedurë tenderi me fond limit rreth 44 mijë euro me TVSH për akomodimin në hotel të dy personave të prezantuar në dokumentacion si “menaxherë turq të spitalit”.

Tenderi/ Shteti vë në dispozicion 44 mijë euro për
Dokumentet e tenderit


Procedura është shpallur fundjavën e kaluar dhe ofertat duhet të dorëzohen deri më datë 14 prill, ndërsa bien në sy kërkesat që ka autoriteti kontraktor ndaj operatorëve ekonomik duke kërkuar jastëk me pupla për dy menaxherët në fjalë. Kusht tjetër i tenderit është që hoteli të mos jetë më larg se 3 km nga spitali.

Mirëmenaxhimi i fondeve publike është një detyrim për institucionet, ku në rastin konkret një garsionere apo 1+1 me qira, e mobiluar me shumë shije, në ndonjë kat të lartë pallatesh të Vollga dhe me pamje nga deti mund t’i kishte kursyer disa dhjetëra mijëra euro Spitalit Rajonal të Durrësit.  /skyweb.al

dokumentet e tenderit dy menaxherëve turq shteti vë në dispozicion 44 mijë euro

Lini një Përgjigje