TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 09:11

Reshjet e dëborës në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dëborës në Korçë, disa fshatra pa energji

Reshjet e borës të cilat ranë me intesitet të lartë gjatë natës në të gjithë territorin e juglindjes, janë ndërprerë në orët e para të mëngjesit.

Në zonat urbane, trashësia e borës arriti në 20 centimetra, ndërsa në Dardhe dhe Voskopojë, ra mbi 25 centimetra borë.  Ulja e temperaturave ka vështiresuar qarkullimin e mjeteve, për shkak të ngricave në disa segmente të akseve nacionale gjatë mëngjesit.

Aktualisht, akset nacionale Korçë-Kapshticë, Korçë- Pogradec-Qafë Thanë janë të kalueshëm normalisht. Po ashtu edhe rrugët drejt destinacioneve turistike të Dardhës dhe Voskopojës, lëvizja e mjeteve bëhet pa vështirësi.

Si pasojë e motit të keq me borë dhe stuhi, kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra në zonat malore të bashkive të Korçës, Maliqit, Pogradecit, Kolonjës dhe Devollit.

Lini një Përgjigje