
Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike, Jonaid Myzyri është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Jonaid Myzyri ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50 dhe është futur brenda ambienteve të organit hetues pa bërë komente për mediat.
Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në Pokurorinë e Posaçme të Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike.
Kujtojmë se në janar të këtij viti qeveria ka hapur garën për ta zëvendësuar Myzyrin, proces që ende nuk ka ndodhur. GJKKO më herët ka urdhëruar të hetohet kreu i KPP-së, 4 anëtarë të saj dhe roli i Beqajt dhe Shkëlqim Canit.
Lini një Përgjigje