TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Prill 2025, 12:23

Kreu i Prokurimeve Publike del pas 2 orëve në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i Prokurimeve Publike del pas 2 orëve në SPAK
Jonaid Myzyri

Kreu i Komisionit të Prokurimeve Publike Jonaid Myzyri është paraqitur në SPAK këtë të hënë, ku ka qëndruar më shumë se 2 orë.

Mësohet ai është thirrur për disa procedura tenderimi të zhvilluara nga institucioni që drejton, në cilësinë e personit që ka dijeni.

Megjithatë, kjo mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Theksojmë se kjo është hera e dytë që Myzyri ngjit shkallët e godinës së SPAK, ndërsa nuk ka dhënë asnjë prononcim për mediat.

Pas dy orësh marrje në pyetje, ai nuk ka pranuar të flasë për gazetarët në lidhje me arsyen e paraqitjen e tij në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

jonaid myzyri

Lini një Përgjigje