TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Prill 2025, 12:09

'Adoleshentët kanë dy armiq brenda vetes', sociologu Gëzim Tushi apel prindërve dhe institucioneve

Shkruar nga Pamfleti
'Adoleshentët kanë dy armiq brenda vetes', sociologu
Sociologu Gëzim Tushi

Sociologu i njohur Gëzim Tushi ka ngritur zërin shumë herë për problemet e shoqërisë sonë shqiptare, e aq më tepër për ato që lidhen me adoleshencën.

Në studion lëvizëse të “Aldo Morning Show”, sociologu foli për problemet që ka adoleshenca e sotme.

Ai shtoi se në fakt ne nuk mund të ndryshojmë adoleshencën, por prindërimin. Tushi mendon se adoleshentët hasen me dy rreziqe brenda vetes, ajo e pjekurisë moshore dhe ajo e pjekurisë seksuale, ndodhen mes fëmijës dhe të rriturit. Sipas tij kjo është arsyeja kryesore që i bën ata të rebelohen.

Më tej si shkaktarë të tjerë cilësoi prindërimin dhe mosfunksionimin e institucioneve.

“Sot debati për adoleshentët është bërë global sepse është një brez shumë i vështirë, kanë problemet e tyre të brendshme. Ka qenë, por është bërë akoma edhe më i vështirë. Pas viteve ’68 është një adoleshencë e re, me një materie të re. Në Shqipëri kjo ka ndodhur më vonë, ka ndodhur pas regjimit të sistemit totalitar, kur bëhen vlerësime sintetike të forcës së adoleshencës gjithmonë quhen moshë sintetike. Që do të thotë se janë në kapërcyell edhe të rritur edhe fëmijë. Ky është thelbi i kontradiktës së brendshme. Pra mes pjekurisë mendore, të tyre që është akoma fëmijërore dhe pjekurisë së tyre fizike, e cila veçanërisht kur vjen mosha e pjekurisë seksuale ata e ndjejnë veten gjithmonë të rritur, fillojnë të bëhen rebelë.

Përgjithësisht kanë probleme me veten, por kanë probleme dhe me institucionet e disiplinës, me familjen, me shkollën, me prindërit. Unë them gjithmonë që ne duhet t’i kuptojmë adoleshentët. Adoleshentët këta janë, kjo është adoleshenca, ata që duhet të ndryshojnë jemi ne, prindërit, mësuesit, edukatorët, shoqëria, media, për t’i kuptuar adoleshentët. Prindërit duhet të kuptojnë situatën reale të adoleshentëve, të cilët ndodhen në një situatë komplekse. Së pari ata kanë dy armiq të vetvetes. E para kontradikta e tyre është e lidhur me veten, brenda tyre zhvillohet një situatë kontradiktore. Është ajo që thashë, raporti mes mishit e shpirtit, të menduarit dhe pjesës fizike të tyre.

Vetë brenda tyre ata janë në një gjendje të turbullt. Edhe pse ne kemi pasur një tipologji tjetër adoleshence, të komanduar, të kontrolluar nga sistemet totalitare, adoleshentët e sotëm nuk janë më si dikur. Rreziku i dytë i adoleshentëve përveç atyre të brendshme, janë rreziqet e jashtme, ato që vijnë nga shoqëria. Kjo shoqëri e sotshme, moderne, me liberalizim të seksualitetit dhe dobësim të institucioneve, të gjitha këto kanë krijuar këtë situatë që të kemi këtë adoleshencë shumë problematike”, tha sociologu Gëzim Tushi.

sociologu gëzim tushi adoleshentët kanë dy armiq brenda vetes

Lini një Përgjigje