Ngjarja ka ndodhur pas mbledhjes se shtabit elektoral të PD Gollobordë.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Ostren të Bulqizës.
Xhelal Mziu, kandidat i PD në Qarkun e Dibrës ka grushtuar punonjësin e njësisë administrative Kalosh Murra.
Punonjësi i njësisë Kalosh Murra mban detyrën e përgjegjesit të ndihmës ekonomike.
Sipas burimeve, mësohet se ngjarja ka ndodhur pas mbledhjes se shtabit elektoral të PD Gollobordë.
“Murra ishte në derën e zyrave të njësisë administrative kur Xhelal Mziu është shkëputur nga grupi dhe ka vrapuar duke grushtuar punonjësin”, thanë dëshmitarë në vendin e ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të njësisë, ndërkohë bëhet me dije se hetimi i ka kaluar SPAK.
Për ngjarjen ka reaguar edhe policia.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale "Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje", për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren”, informoi sot policia.
Lini një Përgjigje