TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Korrik 2024, 18:19

Abilekaj: Rama ka kthyer shokët e tij në investitorë strategjikë, sot ankohet për turizmin

Shkruar nga Pamfleti
Abilekaj: Rama ka kthyer shokët e tij në investitorë
Enton Abilekaj

Gazetari Enton Abilekaj ka folur lidhur me situatën që po kalon turizmi në vend.

Abilekaj është shprehur se situata me turizmin është në këtë gjendje pasi tregu është monopolizuar nga kartelet dhe e kanë biznesin e turizmin si një investim dytësor të tyre dhe i rrisin çmimet në nivele të frikshme.

Ai shtoi se ngërçi në turizëm vjen pasi nuk ka investime seriozë, duke theksuar se Rama ka kthyer shokët e tij në investitorë strategjikë.

"Nëse numri i turistëve rritet atëherë pse vlonjatet po zhyten në gropën e gjoksit të tyre, ky ishte dhe shqetësimi i Ramës i cili është dhe deputeti i Vlorës. Ai ka kuptuar se nuk ka zhvilluar asnjë zhvillim të qëndrueshëm në asnjë fushë të ekonomisë. Pas 11 vitesh qeverisje ku ne menduam të gjithë që ka dështuar në të gjitha fushat e qeverisjes doli turizmi si shpëtimtari i qeverisje së tij.

Ai u mundua ta shiste si një turizëm i cili ishte si pasojë e punës së përgatitur prej kohësh nga ai, por turistët vjet erdhën në Shqipëri dhe nuk u kthyen më. Të gjithë e kanë turizmin si një investim dytësor dhe jo si një biznes parësor prandaj i rrisin çmimet pa kriter, është e njëjta gjë si me ndërtimin dhe me të gjitha kartelet në Shqipëri pasi monopolizimi i tregut të lirë krijon kartele.

Për shkak të mungesës së investimit serioz në turizëm dhe jo nëpërmjet shokëve të Ramës të cilët i ka kthyer në investitor strategjik ka sjellë këtë ngërç në turizëm. Ne menduam se duke shitur detin do të mund të bëjmë të pasur një grup njerëzish afër kryeministrit, por kjo nuk do të funksionojë dhe ishte një dështim i paralajmëruar por për fat të keq filloi shumë shpejt pasi pritej të fillonte rënia pak më vonë," tha Abilekaj për “Syri Tv”.

Lini një Përgjigje