TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2025, 21:58

A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i bujtinës në Theth nxjerr blof shtetin: Më kanë marrë 5 milionë lekë!

Shkruar nga Pamfleti

A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar? Pronari i

Bekim Koçeku, pronari i një bujtine i prekur nga aksioni i fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje tregoi se çfarë ndodhi ditët e fundit në Theth.

Në një lidhje me emisionin Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj, Koçeku tha se ai kishte ndërtuar 5 objekte brenda 2 muajve pas ftesës së kryeministrit për të investuar.

I pyetur nga moderatorja Borakaj se a kishte dhënë ryshfet ëpr të ndërtuar, Koçeku tha se kishet pagaur 5 milionë lekë disa punonjës policie të cilët sot nuk janë më në detyrë, pasi janë shkarkaur pas urdhërit të kryeminsitrit.

Pjesë nga biseda:

-A keni dhënë ryshfet për të ndërtuar?

Po.

-Sa keni dhënë?

Afër 5 milionë lekë.

-A janë më në detyrë ata persona?

Jo, janë larguar.

-Me këtë aksionin e fundit janë larguar?

Po.

-Nga policia apo pushteti lokal?

Nga policia më shumë.

Lini një Përgjigje