TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Korrik 2025, 21:46

Kur do të godasë sërish SPAK? Karamuço: Shtatori dhe tetori, muaj ankthi për politikanët

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të godasë sërish SPAK? Karamuço: Shtatori dhe

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se goditjet e bujshme të SPAK duhet t’i presim në vjeshtë.

Ai ishte i ftuar sot në një emision, ku u pyet mbi uljen e ritmit të SPAK, pasi kohët e fundit nuk ka pasur ndonjë arrestim të bujshëm. Sipas tij, zakonisht SPAK godet në shtator apo tetor.

Edhe atë ditë që vajti e dërguara e ambasadës së SHBA, ajo e tha se për çfarë ka vajtur. Se janë disa grupe të lidhur me kartelet dh të nesërmen doli operacioni për drogën në Amerikën Latine. Ne jemi mësuar që SPAK të godasë këtë e atë. Kanë dhe ata proceset e tyre. Në verë e ulin ritmin. Më shumë i japin në vjeshtë, shtator-tetor. Janë muaj ankthi për politikanët. Ka një cikël. Kemi arrestimin e ish-presidenti, të kreut të bashkisë pra ka një cikël”, tha ai në “Euronews Albania”.

 

Lini një Përgjigje