TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Janar 2026, 12:04

A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon SPAK

Shkruar nga Pamfleti
A i është sekuestruar telefoni kryepolicit Ilir Proda? Reagon SPAK
Ilir Proda

Prokuroria e Posaçme ka mohuar lajmet në lidhje me sekuestrimi e telefonit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda.

Në programin e transparencës, pyetjes se nëse Ilir Prodës i është sekuestruar telefoni, SPAK ka kthyer përgjigje duke u shprehur se kjo nuk ka ndodhur.

“Në përgjigje të kërkesës suaj, ju informojmë se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) nuk e ka sekuestruar telefonin e Drejtorit të Policisë së Shtetit”, thotë SPAK.

Muaj më parë u raportua se SPAK dyshon se drejtues së Policisë së Shtetit mund të kenë nxjerrë sekretin hetimor përpara se vendimi i gjykatës t’i vihej në ekzekutim.

3 drejtues policie që kanë patur dijeni për operacionin u raportua se u janë sekuestruar edhe telefonat, ku mes tyre edhe drejtorit të atëhershëm të Policisë së Elbasanit, Ilir Proda.

Nga 33 urdhër arreste të miratuara nga Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, u ekzekutuan vetëm 13, dy prej tyre të arrestuar më herët për vepra të tjera penale. Për disa prej këtyre shtetasve që sot janë në arrati, kishte të dhëna që ndodhen në Shqipëri, por me dyshimet se janë informuar nuk është arritur të kapen. Në dosjen e SPAK evidentohet se grupi i vëllezërve Çopja ndihmoheshin dhe nga punonjës në institucione të drejtësisë, përmendim këtu gjyqtaren Pajtime Fetahu që është lënë në masën “arrest shtëpie” dhe një punonjëse të administratës gjyqësore të Gjykatës së Shkallës së Parë që u kalonte të dhëna sekrete. Vëllezërit Çopja kishin rekrutuar dhe dy punonjës policie në grupin e tyre.

Operacioni i zhvilluar zbardhi katër atentate që lanë pas 6 të vdekur. Bëhet fjalë për masakrën e Bradasheshit, ku u vranë Endrit Alibej, Albert Dylgjeri dhe Erdal Duranay; vrasjen e Klevis Kapllanit; atentatin ku mbeti i vrarë Klevin Baho dhe vrasja e Andi Zylyfit, ngjarje të cilat rezulton se janë urdhëruar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Gjithashtu me urdhër të dyshes numërohen dhe 16 tentativa të dështuara, 4 për të vrarë Erion Alibej, dy për Nuredin Dumanin, atentati i dështuar kundrejt Kei Pikut e Irfan Azizi dhe tentativat e tjera për të tjerë personazhë, rivalë të tyre që ende nuk u janë zbardhur emrat. Vëllezërit Çopja sipas SPAK kanë qenë dhe truri i grabitjes së Rinasit.

 

spak ilir proda

Lini një Përgjigje