
Kreu i SPAK Altin Dumani raportoi në Komisionin e Ligjeve për punën e Strukturës së Posaçme. Dumani është pyetur në komisionin e Ligjeve në lidhje me amnistinë penale, ku u falën edhe të dënuar nga GJKKO.
Ai tha se është marrë mendimi i institucionit në fazën e parë, por jo për mënyrën si është miratuar.
"Dhënia e amnistisë është kompetencë e Kuvendit dhe ne nuk mund të ndërhyjmë, Është marrë mendimi nga institucioni në fazën e parë dhe jo në mënyrën sesi është miratuar. Kuvendi e di vetë sesi e ushtron këtë ndryshim ligjor”, tha Dumani.
Ndër të tjer Dumani tha se SPAK është produkt politik por veprimtaria eshtë apolitike.
Alibeaj: Ka një konstatim që lidhet reforma në drejtësi e kryesisht SPAK është një produkt politik. Mund të ndërmarrim iniciativa ligjore për ta kthyer situatën në fazën kur pandëshkueshmëri mbretëronte. Politikisht kohët e fundit është përmendur një lloj vullneti politik për të ndërhyrë në sistemin e drejtësisë madje atë të SPAK. Ju thatë se skam më nevojë për ndërhyrje ligjore në çështjen e SPAK?
Dumani: Që reforma anë drejtësi është produkt politik ajo dihet. SPAK është produkt i vullnetit politik të shfaqur përmes ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Po të mos ishte vullneti politik nuk mund të behej. Është produkt politik, por veprimtaria është a politike.
Lini një Përgjigje