Foltorja e përjavshme e opozitës para Kryeministrisë, u hap sot nga një qytetar nga Vlora, qytet i cili është prej 4 ditësh pa ujë.
Mario Runa, shprehu indinjatën e thellë për situatën në qytetin e tij.
Ai e cilësoi këtë si pasojë të “paaftësisë së qeveritarëve”, duke theksuar se probleme të tilla janë në kontrast të plotë me diskursin e qeverisë për integrimin europian.
“Ne paguajmë taksa, por marrim zero shërbime,” deklaroi ai.
Runa shprehu besimin se në vitin 2026, opozita nën drejtimin e Sali Berishës do të “zhdukë Rilindjen hajdute”.
Qytetari: Unë jam Mario Runa nga qyteti i Vlorës. Sot është dita e pestë që Vlora është pa ujë, jo sepse nuk ka ujë, po për shkak të paaftësisë dhe babëzisë së qeveritarëve tanë, e cila është pa kufij. Na flasin për Europën dhe si do të shkojmë në Europë, ndërkohë që qyteti i Vlorës mbetet pa ujë dhe kjo nuk është hera e parë. Janë disa herë që qyteti ngelet pa furnizim me ujë. Unë nuk di asnjë vend të Europës ku një qytet të mbetet pa ujë. Të kesh ujë 24 orë, të kesh drita 24 orë dhe të kesh rrugë funksionale, janë detyrime të qeverisë, sepse në fund të ditës, këto shërbime realizohen me taksat tona.
Ne paguajmë taksa, po marrim zero shërbime dhe për gjërat më minimale. Sepse Rama do shishe vere 33 milionë euro, Belinda Balluku do 300 apartamente, e shumë e shumë të tjera. Besim të plotë te lideri ynë Sali Berisha dhe Partia Demokratike se në vitin 2026 do ta zhdukim Rilindjen hajdute.
Lini një Përgjigje