TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 17:08

Qytetarët e Vlorës 4 ditë pa ujë, mbërrijnë në Rinas pajisjet për riparimin e defektit

Shkruar nga Pamfleti
Qytetarët e Vlorës 4 ditë pa ujë, mbërrijnë
Mbërrijnë në Rinas tubacionet e ujit

Mbërrijnë në Rinas pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm në qytetin e Vlorës.

Qytetarët në Vlorë prej katër ditësh po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.

Mësohet se pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit nga Turqia dhe pritet që të transportohen drejt Vlorës për të nisur ndërhyrjen teknike.

Qytetarët e Vlorës 4 ditë pa ujë, mbërrijnë

Kreu i AKUK-ut në Vlorë, Flaures Shoshi i ka siguruar qytetarët e Vlorës, të cilët janë pa ujë prej 4 ditësh, se në mesnatë qyteti do të furnizohet me ujë.

“Pajisjet janë duke mbërritur, sot në mesnatë qyteti do të furnizohet”, u shpreh Shoshi.

Qytetarët e Vlorës 4 ditë pa ujë, mbërrijnë

“Një shkarje e dheut dhe depërtimi i ujit kanë shkaktuar defektin. Tubi aktual është plastik dhe aktualisht nuk përdoret më. Tani, për këtë diametër përdoren tuba gize dhe çeliku. Gjithsesi, kjo është ndërhyrja e tretë riparuese që bëhet. Këtë herë jemi më të kujdesshëm dhe nuk po e hapim deri në fund linjën, për shkak se pamë që presioni i lartë mund ta dëmtojë.

Qytetarët e Vlorës 4 ditë pa ujë, mbërrijnë

Punonjësit e ujësjellësit dhe inxhinierët janë në krye të detyrës. Mirënjohje për punonjësit që kanë qëndruar 72 orë në ujë dhe në kushte brutale atmosferike për t’i sjellë ujë qytetit.

Ndjesë të gjithë qytetarëve që nuk po marrin furnizim dhe u themi se jemi në detyrë ditë e natë, deri sa ta kthejmë furnizimin me ujë të Vlorës në normalitet”, tha ai.

 

uje vlore defekt

Lini një Përgjigje