TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 16:26

AKSK thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese në ‘WhatsApp’, si duhet të veproni!

Shkruar nga Pamfleti
AKSK thirrje qytetarëve: Kujdes nga mesazhet mashtruese në
Foto ilustruese

Në prag të festave të fundvitit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes nga mesazhet mashtruese që po qarkullojnë në WhatsApp dhe që synojnë t’u marrin të dhënat e llogarive në përdorim.

Sipas AKSK-së, qytetarët po marrin mesazhe që duken sikur vijnë nga WhatsApp ose institucione zyrtare dhe u kërkojnë kode verifikimi ose i drejtojnë drejt faqeve të rreme.

Nëse klikohen këto linqe ose jepen kodet, mashtruesit mund të marrin menjëherë në kontroll të gjitha llogaritë në telefonin tuaj.

Autoritetet këshillojnë qytetarët:

Mos klikoni linqe të dyshimta

Mos jepni kurrë kodet e verifikimit edhe nëse mesazhi duket zyrtar

Kontrolloni pajisjet e lidhura në WhatsApp (te “Linked Devices”)

Aktivizoni verifikimin me dy faktorë (2FA) për më shumë siguri

AKSK u bën thirrje qytetarëve të jenë të kujdesshëm dhe të raportojnë çdo mesazh të dyshimtë, pasi vigjilenca personale është mënyra më e mirë për të shmangur mashtrimet online.

autoriteti kombëtar për sigurinë kibernetik mesazhet mashtruese

Lini një Përgjigje