
Ndryshime në nivel vendor në Policinë e Shtetit.
Ditën e sotme janë bërë disa ndryshime në Policinë e Shtetit, ku janë shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Lezhës dhe shefat e komisariateve në Dibër dhe Kamëz.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena, dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.
Pasi u shkarkua Drejtoria e Policisë Lezhë, Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës, ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër, pas shkarkimit nga detyra si zv.drejtor për Rendin në Lezhë.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues Kujtim Gjoka.
Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.
Kryepolici Ilir Proda është kujtuar me vonesë për këto masa. Pasi duhet të kishte vepruar menjëherë pas atentateve që tronditën vendin, si në rastin e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas.
Mirëpo duhet theksuar se edhe këto lëvizje janë bërë në komisariate të qyteteve që nuk janë epiqendër të krimeve. Ka qytete që krimi është ulur këmbëkryq dhe Proda nuk ka marrë asnjë masë.
Lëvizjet në Polici:
Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.
Ndërsa Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.
Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.
Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.
Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.
Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5.
Sipas njoftimit, ky vendim erdhi pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore.
Me urdher te Shpatarakut apo celes levizjet kesaj rradhe shoku Proda??
Hoqe një Gjokë,vendose një Gjokë, Shpresojmë që lëvizja t’jetë e plotë.