TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2025, 22:22

34-vjetori i krijimit të PS-së, Spahiu: Partia e Fatos Nanos, më demokratike se ajo e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti

34-vjetori i krijimit të PS-së, Spahiu: Partia e Fatos Nanos, më

Për juristin Kreshnik Spahiu, PS është partia më e strukturuar në vend. Por ai tha se Partia Socialiste ishte më demokratike kur drejtohej nga Fatos Nanon sesa tani me Edi Ramën.

12 qershori shënoi 34 vite nga krijimi i Partisë Socialiste, e cila për juristin Kreshnik Spahiu është partia më e strukturuar në vend.

Por ai deklaroi se Partia Socialiste ishte më demokratike kur drejtohej nga Fatos Nanon sesa tani nga Edi Rama.

“PS ka qenë dhe mbetet partia më e madhe në Shqipëri dhe me e hershme dhe me e strukturuar në organizim dhe ka përgjegjësi të madhe të gjendjes në të cilën është vendi qoftë me ato pozitive dhe jo pozitive. Rama shënon një rekord historik të jetëgjatësisë në pushtet të kësaj partie. A e krijoi Rama PS? Jo nuk është ai. Ishte Rama me fat që u zgjodh në krye të PS sepse nëse ai do të krijonte një parti të re a do të ishte kaq i suksesshëm.

Nëse do të ishte kryetar i një parti e tjetër do e kishte të vështirë që të qeveriste vendin. Fatos Nano do të mbahet mend edhe për një risi të tërheqjes përfundimtare nga politika, atë që se bëri Berisha, sepse ndenji aty dhe rivalizoi kryetrarin e PD dhe e mori me luftë pastaj. Kurse mua s’më pëlqen që në kaq vite nuk ka zgjedhje për kryetarin. Spahiu: Partia Socialiste ishte më demokratike me Fatos Nanon sesa me Edi Ramën”, tha ai për Report Tv.

Lini një Përgjigje