TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Qershor 2025, 13:52

Monika Kryemadhi dhe Romeo Kara arrijnë 'ujdinë', GJKKO pushon padinë e juristit për shpifje

Shkruar nga Pamfleti

Monika Kryemadhi dhe Romeo Kara arrijnë 'ujdinë', GJKKO

GJKKO ka pushuar padinë për shpifje që juristi Romeo Kara kishte bërë ndaj deputetes së Partisë së lirisë, Monika Kryemadhi.

Duket se juristi dhe Kryemadhi kanë arritur ‘ujdinë’ për t’u pajtuar, pasi asnjë prej tyre nuk u paraqit në seancën e sotme. GJKKO tha seancën e kaluar se nëse palët arrijnë ta zgjidhin çështjen me marrëveshje, të mos paraqiteshin dhe kështu padia u pushua.

Juristi e paditi Kryemadhin për “shpifje”, pas një deklarate të bërë nga kjo e fundit në një studio televizive, ku tha se Romeo Kara ishte paguar për të bërë kallëzimin ndaj ish-presidentit Ilir Meta.

Monika Kryemadhi dhe Romeo Kara arrijnë 'ujdinë', GJKKO

 

Lini një Përgjigje