TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Maj 2025, 09:08

Skandal ushqimor me kompaninë HAKO; thirrje qytetarëve: Kujdes çfarë konsumoni!

Shkruar nga Pamfleti

Një qytetar denoncon publikisht një sallam të HAKO-s me përbërje të çuditshme e të dyshimtë për shëndetin. Ndërkohë, kompania e Antoneta dhe Adnand Hako përfiton tokë publike në Tepelenë dhe burime ujore, pa dhënë asnjë llogari për produktet që hedh në treg

Skandal ushqimor me kompaninë HAKO; thirrje qytetarëve: Kujdes

Një skandal serioz me implikime direkte mbi sigurinë ushqimore në vend ka dalë në dritë përmes një denoncimi publik nga një qytetar shqiptar. Denoncimi i publikuar në redaksinë e JOQ Albania flet për një produkt të kompanisë HAKO, konkretisht një sallam i paketuar, i blerë në supermarket dhe i ruajtur në frigorifer, i cili pas një jave ka rezultuar me përbërje të papranueshme dhe shqetësuese për konsum njerëzor.

Qytetari tregon se në momentin që ka hapur produktin për ta servirur në tryezën familjare, është përballur me një masë të bardhë të çuditshme mbi sipërfaqe, të ngjashme me sytha bimore. Ai thekson se produkti ishte ende në afat dhe i ruajtur në kushte të sakta, por ajo që ka gjetur përbrenda është gjithçka përveç një produkti të denjë për konsum.

Skandal ushqimor me kompaninë HAKO; thirrje qytetarëve: Kujdes
Kujdes me produktet HAKO!

Pamfletit i është dashur të verifikojë me burime të fushës së sigurisë ushqimore, të cilat sqarojnë se një reagim i tillë mund të jetë pasojë e një procesi fermentimi të deformuar, ndotje të brendshme ose mungese totale steriliteti në linjën e prodhimit. Në çdo rast, është rrezik për shëndetin e qytetarit dhe një shkelje direkte e standardeve të lejuara në përpunimin e mishit.

Skandali bëhet edhe më i rëndë për faktin se as kompania HAKO, dhe as Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), nuk kanë reaguar me deklaratë publike apo masë të menjëhershme për hetim. Institucionet që duhet të mbrojnë qytetarin, si gjithmonë, janë në gjumë ose në shërbim të atyre që “duhet të mos preken”.

2 ''xhambazet'' Antoneta Hako dhe Adnand Hako, kanë përfituar 4.6 hektarë tokë publike në Tepelenë me vendim të firmosur nga ish-kryetari i bashkisë Tërmet Peçi (i kthyer tashmë në një personazh rozë), për ndërtimin e një resorti privat. Në të njëjtën zonë është marrë edhe burimi i ujit të fshatit Mezhgoran, ndërsa banorët janë lënë pa furnizim të rregullt. Asnjë transparencë për procedurat, asnjë dëgjesë me komunitetin, asnjë përgjegjësi publike nga përfituesit.

Kjo kompani nuk mund të operojë në treg me standarde të dyshimta dhe të shpërblehet me prona shtetërore. Kur ka një denoncim të drejtpërdrejtë për sigurinë ushqimore, është detyrim ligjor dhe etik të jepet sqarim dhe të ndërhyjnë institucionet. Heshtja e Antonela dhe Adnand Hako, përballë një situate që prek shëndetin publik dhe interesin e komunitetit, është tregues i qartë i mungesës së përgjegjësisë dhe i një sistemi që i mbron. /Pamfleti

sallameri hako hako skandal aku

Lini një Përgjigje