TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 20:50

“17 të vrarë që nga fillimi i vitit”, Karamuço ngre alarmin: Parashikoj rritje shifrash

Shkruar nga Pamfleti

“17 të vrarë që nga fillimi i vitit”, Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka folur lidhur me tragjedinë në Shkodër.

Ai tha se policia fillimisht gaboi lidhur me tragjedinë në Shkodër, ku Alma Arrazi dyshohet se u vetëmbyt me 3 fëmijët e saj në lumin Buna.

Karamuço u shpreh se policia ngriti akuzë për bashkëshortin e Almës, pa u gjetur ende trupi i saj. Ai shtoi se tashmë po hetohet roli i Erdgys Arrazit, në veprimin që ndërmori 39-vjeçarja me 3 fëmijët e saj.

“Policia ka bërë një gabim. Ka ngritur akuzë pa gjetur trupin. Akuza është ngritur sikur fëmijët kanë bërë vetëvrasje, se babai i ka keqtrajtuar, nuk dinin si ta justifikonin dot. Me çfarë po mbahet në burg babai? Neni 99 i kodit penal të mban në burg edhe nëse ke debatuar 2-3 herë me bashkëshorten dhe mund ta kesh ofenduar, ti shkon deri në burg, dënohet 7 vjet se ajo ka zgjedhur të vrasë veten. Një orë përpara se gjykata të caktonte masën e sigurisë, u gjet trupi i gruas.

Këto janë gjëra shumë të sforcuara. Dihet dhe është e provuar që nëna vrau fëmijët dhe pastaj vrau veten. Problemi është qëllimi. A ka pasur torturë, presion psikologjik, roli i kunatës? Tani po flitet vetëm çfarë roli ka bashkëshorti që kjo nënë vrau fëmijët dhe veten. Policia ka vepruar drejt, por fillimisht ka qenë e nxituar për ngritjen e asaj akuze. Mendohet që nëna ka inskenuar një lojë me fëmijët. Fëmija është hedhur bashkë me djalin”, tha Karamuço për “Abc News”.

Ai ka deklaruar se që nga fillimi i vitit 2024 deri më tani kemi 17 vrasje, teksa shton se parashikon rritje të shifrave, edhe në krahasim me vitin e kaluar. Sipas Karamuços, ardhja e emigrantëve gjatë verës është një faktor që ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve.

“Deri tani janë 17 të vrarë në mesin e majit, e kemi mbyllur vjet me 34 vrasje. Parashikoj që do ketë një rritje të shifrave deri në fund të vitit, do ketë një epërsi vrasjesh në krahasim me vitin e kaluar. Shpresoj që jo, por ky trend do të vijojë. Kemi ende emigrantët që do të vijnë gjatë verës. Ajo që mund të them aktualisht që ka një situatë të sigurisë publike që nuk po menaxhohet mirë.

Nuk po menaxhohet mirë për shembull rasti i Fierit, se ne kemi një problematik në zonat nga Semani në Apoloni dhe ka gjithë kohën grupe të rinjsh të armatosur. Policia nuk kontrollon banesat e tyre, nuk i shikon kur mbajnë armë”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje