
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka komentuar atentatij ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico.
Karamuço shprehet se siguria ka dështuar në mbrojtjen e kryeministrit të Sllovakisë, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri mesditën e së mërkurës në mes qytetin Handlova, pasi përfundoi mbledhjen me kabinetin qeveritar dhe po takohej me mbështetësit e tij.
“Ka shkaktuar indinjatë të madhe sidomos të Federata ruse dhe më tej. Ka qenë Orban i parë që ka reaguar. Por nga ana e sigurisë aty ka dështuar, një gafë e rëndë e mbrojtjes të linjës së dytë pas qytetarëve. Ka një mbrojtje të afërt dhe një tjetër që rri pas qytetarëve që duan ta takojnë”, tha Karamuço për ABC News
“Aty mbrojtja nuk ka qenë. Për shkak të linjës së Ficos, është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme në rrjete sociale, por kjo ka rritur masat e sigurisë ndaj tij, të cilat nuk funksionuan në rastin konkret. Linja e dytë e vëzhgimit të qytetarëve nuk kanë qenë”, theksoi eksperti i sigurisë.
Më tej, Karamuço theksoi se kjo ngjarje e rëndë do të shfrytëzohet nga Rusia.
“Ata pas janë afruar, ka qenë 6-7 sekondësh kritik që ka qenë e pamundur të ulë armën. Rekord që do të shfrytëzohet nga ana e rusëve për të thënë se çfarë janë pro nesh ju i vrisni. Do të kalojnë në akuza politike”, u shpreh Karamuço.
Lini një Përgjigje