TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Dhjetor 2023, 08:47

111-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë, presidenti Begaj: Krenaria jonë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti

111-vjetori i Forcave të Armatosura të Shqipërisë,

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një mesazh urimi për përvjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Begaj shprehet se FA janë krenari kombëtare që kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Presidenti vlerësoi angazhimin e tyre në një sërë misionesh dhe operacionesh për paqen dhe sigurinë në vend, rajon dhe botë.

"Në këtë ditëlindje të 111-të të tyre ne përulemi, nderojmë dhe jemi mirënjohës për shërbimin, kontributin dhe sakrificat e të gjithë efektivëve që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në Forcat e Armatosura“, shkruan Presidenti Begaj.

 

begaj 111 vjetori forca te armatosura krenaria

Lini një Përgjigje