TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 22:04

Favorizoi grupet kriminale në dhënien e një tenderi, Hajdari i Kuçovës kallëzohet sërish në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

Favorizoi grupet kriminale në dhënien e një tenderi, Hajdari i

Hajdari është bërë palë me krimin e organizuar dhe  ju kënaq orekset financiare, duke ju dhënë tendera korruptiv

Avokati Arben Llangozi ka deklaruar se kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është kallëzuar sërish në SPAK, për shkak të abuzimeve me dhënien e tenderëve të bashkisë.  

Me anë të një psotimi në rrjetin social “Facebook”, Llangozi deklaron se Hajdari është bërë palë me krimin e organizuar dhe se ju kënaq orekset financiare, duke ju dhënë tendera korruptiv.

Avokati sqaron se kallëzimi i dorëzuar në SPAK ka të bëjë me një tender për ‘pastrimin e qytetit’, të cilin Hajdari ja ka dhënë nipit të paraardhësit të tij në bashki. 

Kreshnik Hajdari padyshim është kryetari i bashkisë Kuçovë i cili përdoret nga grupet kriminale. Ai është bërë palë me krimin e organizuar dhe  ju kënaq orekset financiare, duke ju dhënë tendera korruptiv të cilët do t’jua sqarojmë si në vijim.

Hajdari i ka dhënë një tender një kompanie e cila ka lidhje me ish kryetarin e bashkisë së më parshëm Selfo Kapllanin. Pastrimin e qytetit Hajdari ja ka dhënë djalit të vëllait (nipit) të ish kryetarit të bashkisë Selfo Kapllani.

Vlera e këtij tenderi arrin afërsisht në 1.5 miliardë lekë dhe kontrata është për 4 vjet, burimi i financimit është nga buxheti i Bashkisë Kuçovë.

Sipas bashkisë Kuçovë aplikimi i kontratës shumëvjeçare, garanton dhe siguron efektivitet në lidhje me shpejtësinë e realizimit në kohë të shërbimit, si dhe qëndrueshmëri në kryerjen me cilësi të shërbimit (e provuar kjo nga kontratat e mëparshme që ka lidhur autoriteti kontraktor Bashkia Kuçovë për këtë shërbim me afat 4 vjeçar).

Por kush janë pronarët e kësaj kompanie, “Viola-Green SHPK”? “Viola-Green SHPK” është themeluar në vitin 2015. Ka si objekt pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve.

Kompania është në pronësi të Fatos Jaupit me 33% të aksioneve, Marsel Shega ka 34% të aksioneve dhe Sherif Kapllani 33% të aksioneve. Marsel Shega është administrator i kompanisë. Zyrat kjo kompani i ka në rrugën “Zhan d’ark” në Tiranë.

Sherif Kapllani  është djali i vëllait të Selfo Kapllanit, ky i fundit ka ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë Kuçovë deri në vitin 2019.

Në vitin 2018 Selfo Kapllani  i ka dhënë djalit të vëllait të tij tenderin e pastrimit të qytetit në mënyrë korruptive , në pabarazi në tendera dhe në konflikt të pastër të interesit.

Kallzimi i radhës është depozituar në "SPAK" kundër kryetarit të bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari , ish kryetarin  paraardhës z. Selfo Kapllani  të cilët akuzohen për korrupsion pasiv dhe pabarazi në tendera”, shkruan Hajdari.

hajdari kuçovë spak

Lini një Përgjigje