TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Dhjetor 2023, 19:01

Punime në rrjet, OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike në disa zona në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Punime në rrjet, OSHEE njofton ndërprerjen e energjisë elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) përmes një postimi ka njoftuar se në datën 4  dhjetor, do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në zona të ndryshme të Tiranës.

Shkëputja do të bëhet nga ora 09:00-14:00, për shkak të disa punimeve që do të bëhen në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit.

“Në datën 4 Dhjetor do të kryhen punime në disa fidera në NST Qendër, NSR Vorë dhe NST Valias,” – thuhet në njoftimin e OSHEE.

Për këtë arsye, bëhet me dije se pa energji elektrike do të mbeten këto zona në Tiranë në këto fasha orare:

09:00-13:00 – Pjesërisht: Bulevardi “Zogu I”,  rruga “Luigj Gurakuqi”, zona pranë  sheshit “Avni Rustemi”, rruga “Fadil Rada”, rruga “Beqir Luga”, rruga “Tefta Tashko”

10:00-12:00 – Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”, Gjokaj, Vorë, Valias

12:00-14:00 – Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”

oshee tiranë

Lini një Përgjigje